Në dosjen e përgjimit të vëllezërve Habilaj dhe të arrestuarve të tjerë për trafik droge në Itali, publikuar sot, dalin detaj të shumta rreth emrit të Saimir Tahirit.
Në nja nga faqet e dosjes së plotë që në vetvete përmban 416 të tjera, Moisi Habilaj i jep ‘llogari’ Sabaudin Çelës për prishjen e disa parave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç shumës prej 30 mijë euro për Tahirin, në një pasazh tjetër njëri prej të përgjuarve thotë se, ‘i ka blerë një byzylyk gruas së Saimirit dhe një nënës së tij’.
Moisi futet në makinë dhe i tregon Sabit se kishte marrë dy byzylykë, njërin për nusen e Saimirit dhe tjetrin për nënën e tij. Sabi e pyet nëse kishin kushtuar shumë’.
Moisi: Goxha
Sabi: 1000 euro?
Moisi: 2000 euro
Ditën e djeshme, Partia Demokratike ka publikuar dosjen e prokurorisë italiane për bandën ku bënte pjesë Moisi Habilaj, kushëriri i ish-ministrit Tahiri. Dokumenti me 416 faqe në italisht zbardh përgjimet e realizuara në bisedat mes të akuzuarve. Emri i ish-ministrit, përmendet në faqen numër 100 të dosjes ku flitet për një bisedë të përgjuar mes të akuzuara për trafik të kanabisit Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj.
“Ata flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” deputet i Shqipërisë, njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën disa llogari sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabaudini thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, përshkruajnë hetuesit italianë.
Megjithatë, në të gjithë fashikullin hetimor, Saimir Tahiri nuk del në asnjë rast të ketë folur direkt me ndonjërin nga personat nën hetim. Por se bëhet fjalë vetëm për komunikimin mes të akuzuarve. Në materialin hetimor, evidentohet edhe një përgjimin i datës 2 mars të vitit 2014 mes Habilajt dhe Çelajt ku përmendet automjeti Audi, me targë AA003GB, me të cilin të dy personat kanë udhëtuar drejt Siçilisë për të marrë një shumë parash e për tu kthyer në Durrës. Kjo makinë ishte në emër të Saimir Tahirit.
