Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxha: Mirëpresim përkrahjen e Komisionit Evropian në rrugën tonë evropiane

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka takuar David Cullen, shef i Njësisë DG D3 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian, ku u theksua se dinamika e procesit integrues do dinamizuar.

Ministrja theksoi se të gjithë akterët janë të involvuar duke kontribuar në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, komponentët e prioriteteve si dhe me limitet kohore për zbatim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Angazhimi ynë është i jashtëzakonshëm dhe mirëpresim çdo përkrahje që vije nga Komisioni Evropian, rekomandimet e vazhdueshme për institucionet tona si dhe nga instancat tjera të rëndësishme evropiane”, theksoi Hoxha.

Ndërsa diskutimi u zhvillua në drejtim të maksimalizimit të angazhimit dhe përkushtimit të gjithanshëm për zbatimin e zotimeve brenda procesit.

Ministrat u zotuan në drejtim të angazhimit politik për Mbështetjen buxhetore Sektoriale në Reformën e Administratës Publike, me theks të veçantë në treguesin 6 (marrëveshja dhe angazhimi nga Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit).

Cullen përgëzoi ministrat e pranishëm për përkushtimin dhe dinamizimin e procesit, duke ofruar përkrahje në këtë drejtim.

Përveç për Mbështetjen buxhetore Sektoriale në Reformën e Administratës Publike, Cullen gjithashtu ka diskutuar për Menaxhimin e Financave Publike, duke u përqendruar në fushën e administratës dhe financave.