Arrestimi i bandës shqiptaro-italiane nga policia financiare e qytetit të Katanias në rajonin e Sicilisë, e cila zhvillonte aktivitetin kriminal të trafikut të armëve dhe të drogës nga brigjet shqiptare për tregun e zonës së Katanias e Sirakuzës në Itali, ka shkaktuar një termet politik në Shqipëri, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo për faktin se Gjykata e Katanias në dosjen prej më shumë se 400 faqesh, që vulosi fatin e Moisi Habilajt dhe bandës së tij, përmend edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri. Sipas gjykatësve dhe prokurorëve italianë, Moisi Habilaj përmend Saimir Tahirin si kushëririn e tij, si mbështetës të veprimtarisë në shkëmbim edhe të parave për fushatë elektorale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHetimet e operacionit të policisë italiane i koduar “Rosa dei Venti”, të nisura në maj të 2015, kanë zbuluar e sekuestruar trafikimin e mbi 3.5 tonë marihuanë nga brigjet shqiptare drejt Italisë me një vlerë përfitimi mbi 20 milionë euro.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)