Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Apostolova i do në burg aktorët e krimit dhe të korrupsionit

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, do që lufta kundër krimit dhe korrupsionit të jetë konkrete, duke thënë se dëshiron t’i shohë në burg ata që përfshihen në këso afera, raporton KTV.

Këtë e ka thënë ajo në takimin me kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së dhe kryetarë të komisioneve nga kjo parti. Shefja e BE-së ka ngritur sërish shqetësimin për mosfunksionimin e Kuvendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kur foli për kriteret për liberalizim, Apostolova tha se kjo çështje është politizuar shumë. Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se edhe pse janë opozitë në Kuvend, ata nuk do të veprojnë siç ka bërë Vetëvendosje, duke u zotuar se do të jenë bashkëpunues në proceset e rëndësishme për Kosovën.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Hoti ka thënë se e mbështesin këtë proces, por jo krijimin e një grupi të unitetit.

Ndërsa Vjosa Osmani, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, e ka njoftuar Apostolovën për punën që do ta bëjë komisioni në ditët në vazhdim. Pasdite, Apostolova ka zhvilluar takim me AAK-në në Kuvend.

Shefi i deputetëve të AAK-së, Ahmet Isufi, dhe kryetari i komisionit për Bujqësi, Daut Haradinaj, e kanë siguruar shefen e BE-së se si parti do të jenë bashkëpunues për të çuar përpara agjendën evropiane. Javën e kaluar, shefja e BE-së, Apostolova, takoi grupin parlamentar të PDK-së dhe VV-së.