Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zekiri: Platforma shqiptare nuk ka asgjë kundër Kushtetutës së Maqedonisë

Deputeti shqiptar nga radhët e Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM) dhe ish-gazetar, Muhamed Zekiri thotë se do të ishte më e ndershme sikur ajo platformë shqiptare të ishte bërë para fillimit të fushatës zgjedhore.

“Unë mendoj se kjo është produkt i panikut dhe frikës së partive shqiptare, kur panë se elektorati shqiptar më nuk mund dikush ta kontrollojë ashtu siç ka menduar se mund ta kontrollojë. Votat e shumta që erdhën në LSDM e ngritën alarmin tek subjektet politike shqiptare dhe për të demonstruar se tani po unifikohet spektri politik shqiptar, ata vendosën ta bëjnë këtë platformë”, ka thënë Zekiri për AA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zekiri thotë se në platformën shqiptare nuk ka asgjë kundër Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, mirëpo në programet e subjekteve politike shqiptare me anë të të cilave kanë garuar para elektoratit, janë pothuajse të gjitha pikat e platformës shqiptare. Sipas tij, kërkesat në platformë partitë politike shqiptare i kanë artikuluar përmes subjekteve të tyre politike dhe nuk janë diçka e re që opinioni në Maqedoni nuk ka njohuri.

Zekiri nuk sheh asgjë të keqe në këtë platformë, por thekson se VMRO-DPMNE e shfrytëzoi këtë platformë për të bërë propagandë dhe për të pasur alibi se po thyhet karakteri unitar i Maqedonisë me këtë platformë, sepse është nënshkruar në një shtet fqinj dhe nuk është produkt i brendshëm, gjë e cila për Zekirin nuk është e vërtetë, transmeton KP.

“Nëse dikush e garanton karakterin unitar të Maqedonisë dhe kujdeset për të mirën e Maqedonisë, janë pikërisht shqiptarët si komunitet i dytë këtu në Maqedoni”, shprehet Zekiri.