Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot përfaqësuesit e Sindikatës së pavarur të KEK-ut (SPEK) të udhëhequr nga Izet Mustafa, të cilët e njoftuan atë për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen ata gjatë punës së përditshme.
Haradinaj u tha sindikalistëve të KEK-ut se ata duhet të jenë në krye të detyrës që të mos dështojnë me furnizim të qytetarëve me energji elektrike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi shtoi se koha që shpenzohet për energjinë nuk është kohë e humbur dhe se temat që lidhen me KEK-un dhe atë trevë nuk do të neglizhohen nga Qeveria që ai drejton.
Sindikalistët u shprehën se KEK-u nuk është në kolaps energjetik, veçse duhet menaxhim më i mirë.