Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banka gjermane për Zhvillim premton mbështetje për Kosovën

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot drejtorin e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) për Evropën Juglindore dhe Turqinë Christoph Tiskens, njofton kumtesa ministrore.

Ata diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hamza e falënderoi Christoph Tiskensin për mbështetjet e deritanishme të KfW-së për Kosovën, në veçanti për Ministrinë e Financave, në realizimin e projekteve të rëndësishme për Kosovën. Ai gjithashtu e njoftoi atë për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike si dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal.

Drejtori i KfW-së për Evropën Juglindore e Turqinë Christoph Tiskens shprehu gatishmërinë e KfW-së që ta ndihmojë Kosovën edhe në të ardhmen në fushat të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.