Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Shkup për një vizitë pune dhe do të marrë pjesë në Samitin rajonal “100 liderë në biznes nga Evropa Juglindore – Ndërlidhja” me fokus biznesin dhe ndërveprimin ekonomik mes vendeve.
Në kuadër të këtij samiti, Rama u prit nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ndërsa në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe intensifikimi i shkëmbimeve tregtare, raporton OraNews.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër t’i dhënë nxitje këtij bashkëpunimi dhe lehtësuar ndërveprimin ekonomik mes vendeve, dy kryeministrat u dakordësuan për mbajtjen në muajt e ardhshëm e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive shqiptare dhe maqedonase.
Ministritë e Jashtme të të dy vendeve do të përgatisin agjendën e mbledhjes, si dhe do të përcaktojnë kohën e mbajtjes së mbledhjes të dy qeverive.
Liderë nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues nga fusha e biznesit nga Evropa Juglindore dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian do jenë pjesë e Samitit.