Në kuadër të takimeve me ambasadorë të akredituar në Kosovë, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj priti sot përfaqësuesit e ambasadës suedeze në Kosovë, të udhëhequr nga Anders Wollter, i ngarkuar me punë në ketë Ambasadë.
Ministrja Reshitaj pasi falënderoi shtetin suedez për përkrahjen që ka dhënë dhe po jep në vazhdimësi për Kosovën, prezantoi prioritetet e saj si ministre duke përfshirë menaxhimin e mbeturinave, trajtimin dhe shndërrimin e tyre në energji elektrike, ngrohje qendrore dhe gaz, ngritja e cilësisë së ajrit, funksionalizimi i inspektoratit, mbyllja e deponive ilegale dhe shndërrimi i tyre në zona të gjelbra, investimi në burimet ujore si dhe krijimi i një planifikimi të duhur hapësinor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmbasadori Wollter shprehu gatishmërinë e shtetit që përfaqëson për forcimin e bashkëpunimit edhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Ai vlerësoi se prioritetet që ka përcaktuar ministrja janë të domosdoshme për tu realizuar dhe për këtë ajo do ta këtë përkrahjen e tij dhe të shtetit suedez më qëllim të tejkalimit të kësaj gjendje jo të mirë të mjedisit në Kosovë.