Qyteti i Kukësit është ‘zgjuar’ mëngjesin e sotëm i mbuluar nga mjegulla. Mjegulla ka pushtuar dhe “Rrugën e Kombit”, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve, transmeton Shqiptarja. Për të shmangur aksidentet, autoritetet iu bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes, nëse do të qarkullojnë në aksin rrugor Kalimash-Kukës.
Në këtë aks mjegulla është shfaqur akoma më e dendur gjatë orëve të mëngjesit. Ndërkohë, deri më tani nuk raportohet për aksidente si pasojë e mjegullës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo