Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Izolimi i krerëve të shtetit

Kryeministri Ramush Haradinaj vendosi të mos u bashkohet homologëve të tij nga rajoni në kuadër të Samitit të Shkupit, që për fokus ka biznesin.

Pjesëmarrjen në Samitin në Shkup e kanë konfirmuar kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq, dhe kryesuesi i Këshillit të ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Denis Zvizdiq. Në vend të Haradinajt, Kosovën do ta përfaqësojë zëvendëskryeministri i parë, njëkohësisht ministër i jashtëm, Behgjet Pacolli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç kryeministrave të Ballkanit, marrin pjesë edhe 150 përfaqësues të bizneseve liderë në rajon, si dhe komisarja e Bashkimit Evropian për Transportin, Violeta Bulc. Samiti i Biznesit në Shkup është në kuadër nismës së Berlinit.

Mospjesëmarrja e Haradinajt në Samitin e Shkupit vjen pak ditë pas dy dështimeve diplomatike, ku Qeveria u zmbraps nga aplikimi për anëtarësim në INTERPOL dhe UNESCO... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.