Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve nuk është realizuar asnjëherë, ndonëse ky proces është rregulluar me udhëzim administrativ që nga viti 2013.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) premton që ky vlerësim të nisë tek vitin e ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë ndër arsyet e mosrealizimit konsiderohet të jetë numri i vogël i inspektorëve. MASHT-i paralajmëron shtimin e numrit të tyre.
Drejtori i Inspektimit të arsimit në MASHT, Dëfrim Gashi, ka deklaruar për gazetën se vlerësimi i performancës së mësimdhënësve dhe vlerësimi i jashtëm i shkollës nga Inspektorati i Arsimit pritet të fillojnë nga viti 2018. Ai ka thënë për gazetën se janë në fazën e përgatitjes dhe avancimit së inspektorëve të arsimit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.