Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot një koktej për të kremtuar Marrëveshjen për programin e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), program ky prej të cilit Kosova ka përfituar 49 milionë dollarë.
Kryeministri ka falënderuar SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Personalisht, jam i kënaqur që pjesë e detyrave të mia është edhe zbatimi i projektit nga populli amerikan për popullin kosovar. Dua të falënderoj të gjithë ata që ishin pjesë e këtij projekti dhe bënë punën e tyre që ne të festojmë sonte”, theksoi kryeministri.
Ai shtoi se do të punohet çdo ditë për të dëshmuar përkushtimin e Qeverisë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Kosova është duke bërë përpjekje për të forcuar sundimin e ligjit, duke zgjeruar reformat në gjitha sferat e jetës sonë. Kosova është e gatshme të marr përgjegjësitë e veta, jo vetëm me forcimin e sundimit të ligjit, por edhe në luftimin e korrupsionit. Jemi të gjithë si ekip, dhe besoj se do ta dëshmojmë këtë përkushtim çdo ditë pune”, ka bërë me dije ai.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga ana e tij, tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje dëshmon se pavarësisht kush është në pushtet në SHBA, aleanca strategjike dhe miqësia e madhe që ka Kosova me SHBA-në, qëndron dhe mbetet e fortë.
“49 milionë dollarë nuk zgjidhim problemet e Kosovës, por puna e përbashkët do të mundësoj krijimin e një klime pozitive dhe hapave konkret që rrit besimin e investitorëve tjerë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se nënshkrimi në Washington për herë të parë është bërë në Kongresin Amerikan, dhe kjo gjë ka një domethënie të madhe, pasi është përkrahur nga të gjitha partitë amerikane pa dallim.
“Me këtë marrëveshje vjen edhe përgjegjësia e madhe për Qeverinë e re të Kosovës, të zbatojë programin me efikasitet, transparencë dhe sigurisht me rezultate të mira”, ka thënë ambasadori, duke thënë se programi në fjalë do të ndikoj direkt në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të Kosovës.
Kryeministri Haradinaj, në shenjë falënderimi, i ka dhuruar ambasadorit Delawie hartën e Kosovës, e punuar me gurët nga Trepça.