Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Maqedonia nuk rrezikohet nga “Platforma shqiptare”, por nga mafia politike

“Platforma shqiptare” nuk është arsyeja pse presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, po refuzon t’ia japë mandatin për krijimin e qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Kështu ka thënë publicisti dhe analisti nga Maqedonia, Sasho Ordanoski, në një intervistë për “Kohën Ditore”.

Sipas tij aktualisht në Maqedoni nuk flitet se kush e ka shumicën, por për mafi politike, e cila është duke luftuar për ekzistencën e vet. Ordanoski ka hedhur dyshime edhe për “Platformën shqiptare”, për shkak të momentit që BDI-ja zgjodhi ta plasojë atë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ordanoski, i cili ka qenë ish-kryeredaktor në televizionin publik maqedonas, si dhe drejtor menaxhues në Alsat-M, ka shtruar pyetjen se pse BDI-ja nuk ia kërkoi gjuhën shqipe Gruevskit gjatë këtyre viteve sa ishin në bashkëqeverisje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithatë, ai nuk e sheh platformën e shqiptarëve si argument real për ta “thyer” kushtetutën, duke mos ia dhënë mandatin Zaevit. “Neni i kushtetutës është shumë i qartë, ai e obligon presidentin që shumicës t’ia japë mandatin. Nuk ka këtu ‘dua apo nuk dua’”, ka thënë Ordanoski.

“VMRO-ja ka humbur çdo të drejtë për të qeverisur me shqiptarët”

KD: Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, refuzoi t’ia japë mandatin për themelimin e qeverisë Zoran Zaevit me arsyetimin se ai ka pranuar platformën e hartuar në Shqipëri për shqiptarët, ku kërkesë kryesore është që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare në të gjitha nivelet administrative. A rrezikohet vërtet Maqedonia nga “Platforma shqiptare”?

Ordanoski: Maqedonia është një shoqëri multietnike dhe Maqedonia është udhëhequr nga një qeveri shumetnike në këto 20 vitet e fundit. Rrjedhimisht për cilëndo parti politike maqedonase është me rëndësi të shikojë se cilat janë nevojat dhe kërkesat e faktorit politik shqiptar. Kështu që “Platforma...” duhet të trajtohet si diçka për të cilën me unanimitet e kanë kërkuar partitë politike shqiptare... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.