Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHSKUK thotë e ka nën mbikëqyrje të vazhdueshme situatën me fruth

Foto: Ilustrim

Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se në bashkëpunim me Klinikën Infektive, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrinë e Shëndetësisë, në vazhdimësi po merren me menaxhimin, kujdesin dhe parandalimin e rasteve me fruth.

Sipas njoftimit për media, ekipet mjekësore të Klinikës Infektive janë nën kujdes 24 orë të vazhdueshëm për të ofruar shërbime shëndetësore për pacientët e paraqitur si të dyshuar me fruth dhe raste e tjera të konfirmuara nga laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Duke theksuar se furnizimi me barna për këtë klinikë është i mirë pas reagimit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, e cila po ashtu, në koordinim të plotë me Bordin Drejtues, menaxhmentin e SHSKUK-së dhe Institutin Kombëtar po përcjellë në vazhdimësi gjendjen. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vazhdimësi përmes departamenteve përkatëse po merret me çështjen e vaksinimit dhe këshillimit të qytetarëve në terren përmes ekipit qendror dhe ekipeve tjera rajonale”, thuhet në njoftim.

“Ndërkohë, rasti i sotëm, pacienti 37 vjeçar, ka qenë rast që paraprakisht ishte diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera dhe përkundër kujdesit intensiv të vazhdueshëm nga stafi i Klinikës Infektive dhe reanimimit në kujdesin intensiv të kësaj klinike, nuk kishte arritur të mbijetonte”, thuhet më tej në njoftim.