Shumica e komunave të Maqedonisë të banuara me shumicë shqiptare do të shkojnë në balotazh. Struga është njëra prej tyre. Pavarësisht se kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në rundin e parë doli i pari me vota, ai nuk e ka shumicën e mjaftueshme.
Në një intervistë për KTV-në, Sela e vlerëson si pozitiv rezultatin e zgjedhjeve lokale të së dielës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSela është i bindur se në balotazh do ta mposhtë kundërkandidatin e BDI-së, Ramis Merko, i cili u rendit i dyti me 7 mijë 916 vota. Ai ka paralajmëruar koalicione parazgjedhore me partitë e tjera shqiptare para balotazhit.
Edhe në komuna të tjera të Maqedonisë do të ketë balotazh mes kandidatëve të partive shqiptare. Në Tetovë, Teuta Arifi e BDI-së do të ketë kundërkandidatin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Ndërsa, në Gostivar, kandidati i BDI-së, Nevzat Bejta, do të jetë në balotazh me kandidatin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Nga rezultatet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, LSDM-ja e Zoran Zaevit, është fituese e zgjedhjeve lokale në shumicën e komunave në Maqedoni.