Gjatë konferencës, dedikuar 10 vjetorit të nënshkrimit të MSA-së mes Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka takuar sot eurodeputetin, Eduard Kukan.
Siç njofton MIE, ministrja Hoxha e falënderoi Kukanin për përkushtimin e pakursyer në procesin euro integrues të Ballkanit Perëndimor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Procesi integrues, për neve nuk është alternativë, është rruga jonë e vetme. Përkushtimi ynë në këtë drejtim është i fuqishëm. Kemi dhënë afatet për institucionet përgjegjëse për zbatimin e prioritetit tonë nacional-procesit integrues”, theksoi ministrja Hoxha.
Kukan theksoi se vlerëson punën dhe përkushtimin e Kosovës në procesin integrues, të arriturat, vlerat dhe synimet duke potencuar edhe një herë se Kosovë ka të ardhme Evropiane.
Eurodeputeti Kukan vuri në dukje se marrëveshjet e arritura në Bruksel, janë e arritur e Kosovës dhe zbatimi i MSA-së, gjen përkrahje të fuqishme edhe në Parlamentin Evropian.
Ministrja Hoxha dhe eurodeputeti Kukan u pajtuan se procesi integrues duhet dinamizuar.