Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova i është falënderuese për atë që ka bërë Bankës Gjermane për Zhvillim

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur në një takim një delegacion të lartë nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFW), me të cilët ka bashkëbiseduar për projektet në fushën e energjisë dhe fushat tjera që mbulon MZHE.

Me këtë rast, Ministri Lluka ka falënderuar KFW-në, për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në zhvillimin ekonomisë, me theks të veçantë në fushën e energjisë, sektorin e ujërave si dhe sektorin e mbeturinave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne jemi falënderues për ndihmën që Banka Gjermane i ka dhënë Kosovës në sektorët siç janë energjia, ujërat dhe mbeturinat. Besoj se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, ka thënë ministri Lluka, duke shtuar se shteti gjerman ka ndihmuar Kosovën në të gjithë hapat e konsolidimit ekonomik.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e KFW-së, kanë siguruar Ministrin Lluka se ndihma nga KFW do të vazhdojë edhe në të ardhmen në të mirë të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës.

Drejtori Christoph Tiskens tha se do të vazhdojë bashkëpunimi me MZHE-në, në mënyrë që të ketë një implementim sa më të suksesshëm të projekteve që janë në proces.

Ndryshe, janë tri projekte, të cilat janë në fazën e implementimit siç janë Projekti për eficiencën e energjisë ne ndërtesat publike në nivelin lokal, projekti për trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës si dhe projekti për përkrahjen e kompanive për trajtimin e mbeturinave.

Ministri Lluka, po ashtu ka falënderuar krerët e KFW-së për përkrahjen financiare në ndërtimin e linjës 400 KW të Interkoneksionit me Shqipërinë, me ç’rast, janë diskutuar pengesat që Kosova ka me fillimin e punës së kësaj linje.