Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kur në Spanjë mbathen kuajt, në Serbi bretkosat ngrenë këmbët

Gazeta “Danas” e Beogradit duke komentuar “apetitet” e Beogradit që përmes shembullit të Spanjës rreth referendumit të Katalonjës për pavarësi të kthejnë pas rrotën e historisë së rastit të Kosovës, shkruan: “Në këtë situatë nuk është tepër të thirren faktet, si dhe t’i thirret mendjes. Katalonët flasin gjuhën e vet. Janë më të pasur se ata në pjesën tjetër të Spanjës, dhe për këtë arsye buxhetit të pushtetit qendror i japin më shumë se që u kthehet. I kujtojnë për keq pushtetet në Madrid, e sidomos diktaturën fashiste të Frankos, e cila nga viti 1939 deri më 1975 kishte ngufatur kulturën. Identitetin dhe liritë politike e qytetare të katalonasve. Në njëfarë mënyre është rastësi historike si u bë që Katalonja të përfundojë në suazat e Mbretërisë Spanjolle, ani pse asnjëherë gjatë historisë nuk kishte qenë shtet i pavarur...” , transmeton Koha.net.

Autoritetet e Madridit referendumin e Katalonjës për pavarësi (në mënyrë shkurtpamëse) e shpallën ilegal dhe kundërkushtetues, që galvanizoi edhe më shumë katalonasit, ndoshta edhe më të interesuar për një lloj recesioni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(...) Shkurt, i gjithë procesi ishte antitezë e veçantë e një procedure valide, të paanshme dhe formale në një kontekst të lirë, demokratik. E pastaj dhuna. Në ditën e referendumit u lënduan ose kërkuan ndihmë mjekësore madje 893 persona.

në fund, duke parë se po mbatheshin kuajt spanjollë, edhe bretkosat tona ngritën këmbët. Do thënë se edhe Serbia siç e ka zakon i futi hundët në tollovinë rreth Katalonjës, duke bërë analogji me Kosovën, sërish duke u parë marroqe nga shoqëria europiane. Ndërsa nacionalistët e këtushëm antieuropianë dhe antimodernë, putinofilët dhe obskuristët mezi pritën të vënë re gjija dyfytyrësinë e Europës e cila kundërshtoi pavarësinë e kataloneze, ndërsa kundruall saj nuk ka problem me atë të Kosovës...”, transmeton Koha.net.