Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë javës së ardhme pritet ta dërgojë në Qeveri propozimin për mbajtjen e provimit të Jurisprudencës.
Kështu ka bërë me dije Tahiri. Ai është shprehur se emrat e Komisionit të ri, i cili do ta organizojë provimin e Jurisprudencës, gjatë javës së ardhshme do t’i procedohen Qeverisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë po shfrytëzoj rastin që t’iu përgjigjem kolektivisht të gjithë atyre që janë të interesuar për këtë çështje. Komisionit të fundit të emëruar për organizimin e këtij provimi, i ka skaduar mandati, por unë tashmë kam propozuar emrat e komisionit të ri dhe javën e ardhshme do procedoj përmes Qeverisë së Kosovës propozimet, në mënyrë që vendimi për miratimin e tij të merret në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për t’i lënë rrugë organizimit të provimit të Jurisprudencës sa më parë që është e mundur”, ka shkruar Tahiri.
Këtë veprim Tahiri, thotë se e ka marrë pas kërkesave të shumë qytetarëve rreth mbajtjes së këtij provimi.