Mungesa e vizave për Kosovën, i vetmi shtet në Evropë i privuar nga lëvizja në zonën Schengen, ka provokuar deklarata politikanësh fillimisht në Shqipëri e më pas edhe në Kosovë për “dhënien e shtetësisë shqiptare” për qytetarët kosovarë, shkruan sot Koha Ditore.
Në vizitën që realizoi pak ditë më parë në Kosovë, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është përballur me kërkesën që shqiptarët e Kosovës të marrin masivisht shtetësi të Shqipërisë, që nga biznesmenët dhe deri tek qytetarët që ndihen të rrethuar nga një mur i izoluar që ka Kosova prej vitesh. Kjo kërkesë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, bëhet, pasi sipas tij, Shqipëria e ka angazhim kushtetues për të pajisur me pasaporta shqiptare qytetarët e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor kërkesa e Thaçit ka shkaktuar shumë shqetësime në raportet bilaterale, si dhe në marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare dhe është bërë objekt debati në të dy vendet...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.