Një strukturë me njerëz të administratës publike të inkriminuar në krim dhe korrupsion, gjyqtarë dhe prokurorë të shumtë kryerës të veprave penale, politikanë me të kaluar kriminale dhe mungesë të sundimit të ligjit.
Të gjitha këto të këqija janë tregues se sistemi i drejtësisë është jofunksional dhe aspak llogaridhënës për çka edhe besueshmëria e qytetarëve ndaj këtij sistemi ka rënë në 15 për qind, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër ta pastruar deri në rrënjë një sistem të tillë të instaluar me vite të tëra patjetër se siguria, administrata, prokuroria dhe gjyqësori duhet t’i nënshtrohen procesit të vettingut.
Kështu vlerëson Shoqëria Civile, e cila po kërkon që të bëhet sa më shpejt inicimi i hartimit të projektligjit të vettingut.
Ndërkaq, Arton Demhasaj nga Çohu thotë se me bërjen e këtij ligji do të pastrohej një herë e mirë skena politike si dhe do të dihej qartë se kush e meriton e kush jo të jetë në pozita të caktuara.
Musliu kërkon që bashkësia ndërkombëtare të bëjë presion më shumë dhe ta kërkojë më shpejt këtë ligj. Por, sipas tij, ndërkombëtarët po ashtu duhet ta mbikëqyrin zbatimin e ligjit.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ditë më parë, paralajmëroi se shumë shpejt do të iniciojë projektligjin e Vettingut, premtim ky të cilin e kishte bërë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me të marrë pozitën e kryeparlamentarit.