Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Liga Botërore Islame: Shqiptarët, shembull i tolerancës

“Populli shqiptar është model si duhet praktikuar dhe jetuar me islamin si fe tolerante”, ka thënë se sekretari i përgjithshëm i Ligës Botërore Islame, Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa, gjatë vizitës së tij në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Al-Issa lavdëroi shqiptarët për atdhedashurinë, civilizimin dhe “praktikumin modern” të fesë islame, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mikpritësi i tij, Naim Tërnava, e falënderoi mysafirin nga Arabia Saudite për ndihmën që i ka dhënë Kosovës, ndërsa kërkoi nga ai që të lobojë për njohjen e shtetit të Kosovës nga shtetet islame që nuk e kanë bërë atë ende.

Delegacioni i kësaj lige nga Arabia Saudite, me ftesë të BIK-ut, do të qëndrojë në Kosovë katër ditë, ndërsa do të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi e kryeministrin Isa Mustafa.


Liga Botërore Islame: Shqiptarët, shembull i... by kohanet