Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Në dhe për së gjalli”

Ahmetin e kapte frika sa herë lëshohej njëzet metra thellë në tokë në ditët e para të punës. Atje poshtë e merrte pak veten. Nuk kishte shumë kohë për të menduar gjatë nxjerrjes së thëngjillit me kazmë e sëpatë.

“Vallahi, kur ia kam nis me punu në fillim, goxha njëfarë frike, veç me këqyrë prej nalti e leje ma m’u lëshu poshtë si në vorr për s’gjalli”, thekson Ahmeti. I ndërron pak çehrja kur kthehet në kohë, shkruan sot në të dielën me “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I zënë ngushtë, ul kokën që të mos i shihet fytyra prej kapelës me strehë, që i ka ndërruar ngjyrë. E dominon e zeza e pluhurit të thëngjillit në njërën prej rreth pesëmbëdhjetë gropave private në Zhilivodë të Vushtrrisë.

Fshatrat Zhilivodë e Bivolak e kanë më afër Obiliqin, tymtarët e të cilit shihen kthjellët prej bregut ku gropës prej nga Ahmeti del disa herë në ditë që të pushojë. Edhe aty nuk i ndahet era e thëngjillit. Tym del prej shumë vrimave të faqes së gropës.

Mbi vullkan

“Prej dimrit nuk po shkymen se ka qymyr boll. E ka kall dikush, edhe e ka lanë”, thekson një koleg pune i Ahmetit. Një tjetër punëtor thotë se gjatë punës duhet të tregohen të kujdesshëm kah po shkelin. “Qymyri digjet përfuni, mundet me kanë vetëm dhjetë centimetra shtresë e padjegur nalt. Bane shkele, poshtë është krejt prush vullkan. Sharron në prush e kush s’munet me të nxjerrë ma njëqind metra thellë”, thekson ai.

“Vjet ka dekë nja. Për çdo vit vdesin”, ia pret një tjetër... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.