Këtë fundjavë dogana e Morinës në Kukës ka përballuar një fluks të lartë të shtetasve kosovarë.
Dhjetëra mjete dhe autobusë kanë hyrë në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të sotëm me destinacion zonat bregdetare dhe Tiranën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do shkojmë në Tiranë, në vendin tonë. Nuk jemi jabanxhinj”, shprehet një qytetar, raporton Tch.
“Do shkojmë në Sarandë. Por edhe në qytete të tjera. Rrugës do ta vendosim”, thotë një tjetër.
Kufirin e Shqipërisë e kanë kaluar 1500 shtetas me 400 automjete. Ky fluks është përballuar nga punonjësit e doganës me 5 sportele funksionale.
Edhe pse veriu i vendit është përfshirë nga erëra të forta dhe shi dhe në zonat malore reshje bore, udhëtarët nga Kosova nuk kanë patur probleme me qarkullimin.