Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Evakuohen banorët në Kaçanik – çahet toka si pasojë e punimeve të autostradës “Arbën Xhaferi”

Punimet që po zhvillohen në autostradën “Arbën Xhaferi” vazhdojnë t’u sjellin probleme banorëve që jetojnë rreth saj.

Nga shpimet e shumta që po bën kompania e kontraktuar, vetëm 100 metra larg shtëpive, Sadat Burrnikut i është çarë parcela afër shtëpisë që veç sa kishte filluar së ndërtuari, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai thotë se këto çarje kanë ndodhur më shumë se dy javë. Në po të njëjtën gjendje janë edhe tri familje të tjera në fshatin Kovaqec të Komunës së Kaçanikut. Thonë se po u rrezikohen shtëpitë.

Ndonëse nuk kanë kompetenca, në Komunën e Kaçanikut thonë se e kanë ditur që kjo do t’i dëmtojë banorët e fshatrave përreth autostradës, por që askush nuk i ka marrë parasysh.

Elezi thotë se ankesat e banorëve i kanë adresuar edhe në Ministrinë e Infrastrukturës, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.