Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinajt i kërkohet të shpallë Rahovecin zonë të interesit të veçantë për bujqësi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot një grup fermerësh, vreshtarësh dhe afaristësh të Rahovecit, të cilët i kanë kërkuar kryeministrit që Rahoveci të shpallet me ligj si zonë e interesit të veçantë për bujqësi.

Rahovecianët shpalosen disa nga projektet që duhet të realizohen nga dikasterët përkatëse qeveritare si: Shpallja me ligj e Rahovecit zonë e interesit të veçantë për bujqësi nga MBPZHR; Bartja e Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit “Hasan Prishtina” në Rahovec, rritja e kapaciteteve ujitëse nga Radoniqi, investime në sistemin e kullimit si dhe rregullimi i shtratit të Drinit të Bardhë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga MMPH rahovecianët kërkojnë ngritjen e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në pikën më të ulët të Rahovecit; nga MTI të krijojë zonën ekonomike dhe atë turistike si dhe ndërtimi i rrugës me katër korsi Xerxë – Rahovec – Suharekë; ndërsa nga MKRS kërkohet që të ndërtohet një qendër e re për kulturë dhe aktivitete rinore.

Kryeministri Haradinaj gjatë takimit ka thënë se do të angazhohet që në bashkëpunim me ministrinë përkatëse, të rritet buxheti për bujqësi e vreshtari, por edhe për partnerët e sektorit përpunues, të rregullohet infrastruktura, sidomos për sa i përket ujitjes, ndërsa bujqve do t’u kompensohen dëmet e shkaktuara nga natyra.