Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: S’gjendet edhe një shtet tjetër që është kaq i dashur ndaj SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar punën dhe të arriturat e stafit akademik dhe të studentëve të AUK-ut, duke thënë se ata kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e standardeve të arsimit të lartë në Kosovë.

Ai gjatë një takimi me përfaqësues të Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK) të prirë nga Sharon Hart, presidente e RIT/Kosova (AUK), i njoftoi përfaqësuesit e AUK-ut për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, për intensifikimin e veprimeve për përmirësimin e arsimit të lartë në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kosovarët i kanë ndjenjat unike për Amerikën dhe miqësia jonë me amerikanët është përhershme”, tha kryeministri kosovar.

Përfaqësuesit e AUK-ut i thanë kryeministrit Haradinaj se arsimi është themeli i një shoqërie moderne dhe ekonomikisht të zhvilluar, prandaj fokusimi i institucionit që ata drejtojnë është që t’i ndihmojë shtetit të Kosovës përmes ngritjes së ekspertëve të rinj.

Sharon Hart duke folur rreth përvojës së saj në Kosovë, tha se nuk mund të gjendet edhe një shtet tjetër në botë, që është kaq mirënjohës dhe i dashur ndaj SHBA-së.

Kryeministri Haradinaj dhe përfaqësuesit e bordit të AUK-ut u pajtuan se sistemi edukativ-arsimor është me rëndësi fundamentale dhe se ngritja e cilësisë së arsimit duhet të adresohet urgjentisht, pasi është pikënisja nga ku fillon zhvillimi dhe transformimi i një shteti.