Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj nderon veteranët shqiptarë të Kroacisë me çmimin “Bekim Berisha - Abeja”

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqatave të shqiptarëve të Kroacisë, të cilët i ka quajtur ambasadorë të Kosovës në këtë vend mik.

Haradinaj i ka dekoruar ata me çmimin “Bekim Berisha - Abeja”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në takim ishin të pranishëm: Esad Çollaku, kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, Tom Kaqinari, kryetar i Shoqatës së vullnetarëve të Kroacisë, Gjergj Kolëgjeraj, nënkryetar i Shoqatës shqiptare të mbrojtësve në Kroaci, Beshir Ziberi, kryetar i Bashkësisë shqiptare të Karllovcit, Pren Gjokaj, nënkryetar i Bashkësisë shqiptare të Istrës.

Veteranët e luftës së Kroacisë kanë bërë homazhe në vende të ndryshme të Kosovës.

Ata kanë vizituar Reçakun, ndërsa në Gjilan kanë bërë homazhe te dëshmorët e vrarë në Gospiç, Fadil Salihu e Samet Bogujevci. Në Gllogjan bënë homazhe te varri i Rasim Krasniqit, i vrarë në Kroaci, si dhe homazhe kanë bërë edhe në Graboc te heroi Bekim Berisha-Abeja, në Staradran të Istogut kanë bërë homazhe te varri i Gani Kabashit i vrarë në Zarë në aksionin “Stuhia”.

Në fund ata kanë vizituar edhe Organizatën e Veteranëve në Prishtinë.

Përveç kësaj, veteranët shqiptarë të Kroacisë, i priti përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta të Obiliqit, Arif Krasniqi-Muja, i cili i shoqëroi gjatë gjithë kohën bashkëluftëtarët nga Kroacia. Po ashtu edhe Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës, me kryetarin, Arlind Grantolli, shtroi darkë për mysafirët nga Kroacia.

{gallery}