Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria do që të shpallen fajtorë ish-rektori e dy të tjerë për rastin e përkthimeve

Në aferën e përkthimit të librave për nevoja të UP-së, prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, tha të ketë disa elemente karakteristike për krimin e ‘jakës së bardhë’.

Sipas Hajdarit, njëri prej të akuzuarve, në këtë rast ish-shefi i zyrës së Prokurimit në Universitetin e Prishtinës, Hakif Veliu, duhej të sakrifikohej, për të shpëtuar të tjerët, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ka qenë pjesë e fjalës përfundimtare të prokurores Hajdari, në rastin kundër Enver Hasanit, Hakif Veliut e Albert Rakipit, ku ka kërkuar dënimin e tyre për veprën penale: ‘mashtrim në detyrë’.

Por avokati i Veliut, Skender Musa, ka mohuar që klienti i tij të ketë përfituar, dhe sipas tij, i gjithë ky rast është dashur të mbetej në kuadër të një konflikti civilo-juridik.

E me vargje nga Bibla për Prokurorinë Speciale është kundërpërgjigjur avokati i Hasanit, Bajram Tmava.

I vetmi prej të akuzuarve që ka shfrytëzuar të drejtën e tij për fjalë përfundimtare, Albert Rakipi, procesin e ka konsideruar një shkelje të të drejtave të njeriut.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-rektor i UP-së, Enver Hasani, ish-shefi i prokurimit në UP, Hakif Veliu e drejtuesi i Institutit për Studime Ndërkombëtare, akuzohen nga Prokuroria speciale për ‘mashtrim në detyrë’. 

Kjo vepër, varësisht nga lartësia e përfitimit të personit zyrtar, është e dënueshme me gjobë dhe me nga 6 muaj deri në 12 vjet burgim, e për këtë dënimin ose lirimin e tyre, Gjykata do të shpallë aktgjykimin më 18 tetor.