Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia jep detaje të sulmit ndaj gazetarit Kajtazi

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka sqaruar lidhur me sulmin që i është bërë gazetarit Vehbi Kajtazi në një lokal në Prishtinë.

Komunikata e plotë e Policisë:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sot rreth orës 14:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, një person është sulmuar dhe rrahur nga persona të dyshuar.

Bëhet fjalë për viktimën: V. Kajtazi, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Ndërlidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacionin policor një person për ta intervistuar në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje, me një fokus të veçantë për identifikimin e personave të dyshuar.

Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore për të proceduar më tej në fazat e tjera.