Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AGK u bën thirrje institucioneve përkatëse të zbardhet rasti ndaj Kajtazit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin fizik që ndodhi sot ndaj kolegut Vehbi Kajtazi. AGK iu bën thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë sa më parë këtë rast.

"Kolegu Kajtazi ka qenë cak i sulmeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme edhe në të kaluarën. Fatkeqësisht disa nga këto raste ende nuk janë zbuluar, ndërkohë që ne presim hetime të pavarura dhe epilog të shpejt”, thuhet në një komunikatë për media dërguar nga AGK-ja, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hetimet për këtë rast duhet të dërgojnë në hetim të mirëfilltë të të gjitha dyshimeve. AGK do të monitorojë këtë rast duke i dhënë mbështetje kolegut Kajtazi në këtë situatë të rëndë për te.

“Sulme të tilla paraqesin shqetësim serioz për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në vendin tonë. Ky vit shënon rritje të konsiderueshme të rasteve ku viktima të dhunës janë gazetarët”, thuhet në reagim.