Prishtinë, 13 tetor - Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot përfaqësuesit e Bordit Drejtues të Aeroportit "Adem Jashari".
Drejtori i Bordit, Nihat Ozdemir, pasi e uroi për pozitën e re, e njoftoi detajisht me projektet të cilat po i realizon "Limak" në Turqi dhe Kosovë, me ato sipas modelit të Partneritetit Publiko Privat (PPP) dhe investime të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoU bisedua konkretisht për projektin e zgjatjes së pistës ne Aeroportin "Adem Jashari", për të cilin pritet bashkëpunim i dyanshëm.
Ministri Lekaj i përgëzoi ata për punën dhe ngritjen e numrit të pasagjerëve, ndërsa sa i përket projektit për zgjatjen e pistës së aeroportit tha se është i gatshëm të bashkëpunojë për këtë projekt, porse i duhet hapësirë kohore për të analizuar edhe një here formën e financimit, për shkak të shumës së madhe e cila është paraparë për t’u investuar për këtë pistë dhe pamundësisë për ta mbuluar në tërësi.
Ndër të tjera ministri Lekaj dhe drejtuesit e kompanisë "Limak" diskutuan edhe për mundësinë e aktivizimit edhe investimit në Aeroportin e Gjakovës, për të cilin u dakorduan dy palët që shume shpejt të bëhet një studim fizibiliteti si dhe të gjenden format më të mira të investimit në të.