Arbëria Delawie shpreh përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur shëndetësinë në Kosovë Prishtinë, 13 tetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, priti sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i cili shoqërohej nga shefi i USAID-it në Kosovë, James Hope.
Prishtinë, 13 tetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, priti sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i cili shoqërohej nga shefi i USAID-it në Kosovë, James Hope.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri Ismaili me këtë rast ka falënderuar SHBA-të për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe në sektorin shëndetësor përmes projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit.
Ambasadori Delawie ka shprehur përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në arritjen e objektivave për sigurimin e një kujdesi cilësor shëndetësor për qytetarët e vendit.