Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komisioni për mbikëqyrje kërkon raportim të shefit të AKI-së

Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë pritet që shpejt ta thërrasë për raportim shefin e AKI-së, raporton KTV.

Kryetarja e komisionit që u konstituua sot, Donika Kadaj Bujupi, ka thënë se do të kërkojnë shpejt të jetë për raportim shefi i AKI-së për shumë tema të ndjeshme që nuk janë trajtuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E dimë se ka pasur tema të ndjeshme të patrajtuara dhe do të angazhohemi t’i kemi në raportim”, ka thënë ajo. Por, nuk ka folur konkretisht cilat do të jenë ato tema për të cilat para komisionit pritet të jetë Driton Gashi.

Ndërkohë, ish-kryetari i këtij komisioni, tash anëtar, Haxhi Shala, ka thënë se ky komision do të vazhdojë punën aty ku ka mbetur nga mandati i kaluar sepse, sipas tij, ka mbetur monitorimi i ligjit të AKI-së pa përfunduar.

Gjithashtu tha se presin nga qeveria e re që ta sjellë ligjin për largimin e departamentit të verifikimit nga AKI-ja. Shala gjendjen në vend e ka vlerësuar si jo të mirë, derisa ka përmendur largimin e të rinjve nga Kosova.