Ekipi i Kosovës i cili do të paraqitet në bienalen e Venecias është duke u përgatitur për një paraqitje dinjitoze të shtetit të Kosovës në këtë eveniment.
Kosova në edicionin e 57-të të Bienales së Venedikut, ekspozitën më të madhe të artit pamor në botë, do të përfaqësohet nga artisti me renome botërore Sislej Xhafa me veprën “E humbur dhe e gjetur”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një konferencë për media, artisti Xhafa tha se është i privilegjuar që do të përfaqësoj shtetin e Kosovës në bienalen e Venedikut, porse, nuk ka dashur të zbulojë asgjë rreth veprës, përpara sepse mund t’i dëshpërojë të tjerët dhe vetën, prandaj do ta lë të shihet në Venecia.
“Ka qenë shumë befasi, për shkak se nuk duhet të anashkalohet se kanë qenë dy bashkëpunime të shkëlqyeshme të bienales së Kosovës me dy artistë të shkëlqyeshëm, e tash janë evolucione të pandaluara. Për mua ka qenë kënaqësi, e kam marr si fëmija kur befasohet, e merr befasi me pafajësi por edhe me përgjegjësi, për shkak se kur e dinë që shteti yt të vlerëson është një kënaqësi e dyfishtë”, tha Xhafa.
Ndërkohë, komisionari i caktuar nga Ministria e Kulturës për Bienalën e Venedikut, Valon Ibraj e ka quajtur kulmin e diplomacisë kulturore në botë, bienalen e Venecias.
“Ministria e Kulturës në krye me ministrin Shala vlerëson lartë këtë ngjarje të rëndësishme të artit pamor dhe prandaj ka vendosur që ta përkrah dhe financon pavijonin e Kosovës me përfaqësuesin dhe artistin e njohur Sislej Xhafa me veprën e tij ‘E humbur dhe e gjetur’. Pavijoni i Kosovës për bienalen e Venecias është duke punuar vazhdimisht dhe intensivisht që t’i bëjë të gjitha përgatitjet dhe të paraqitemi sa më mirë. Bashkë me ekipin e pavijonit po punojmë të realizojmë anën teknike të realizimit të projektit dhe idesë së artistit”, theksoi Ibraj.
Për punën e artistit Xhafa foli kuratorja Arta Agani, e cila tha se ai është një artist që njihet në botë i cili gjithnjë sfidon establishmentin.
“Duke vazhduar veprën e Sislejt ne perceptojmë fragmente të zhvendosura të realitetit dhe pyetjet fillojnë të ngjizen. Me vet zhvendosjen nga ambienti i tyre i zakonshëm këto fragmente emetojnë kode komplekse të nostalgjisë dhe revoltës, të programuara nga emocioni i thellë i artistit që absorbon çdo fenomen me nostalgji të jashtëzakonshme para se t’i përkthej ato në një zë të lartë vizual. Përfundimisht rezultati i cili qëndron para nesh të vepra e tij është i thjeshtuar deri në një reagim që mund të duket impulsiv në shikim të parë, reagim që garanton qartësinë dhe sinqeritetin e emocionit të transmetuar”, tha Agani.
Këtë vit Kosova ka një pavijon prej 84 metra katrorë, në njërën prej sajteve me kryesore të ekspozitës së përgjithshme.
Artisti Sislej Xhafa ka marrë pjesë edhe disa herë të tjera në Bienalen e Venecias. Ai ishte pjesë e pavijonit klandestin në vitin 1997, pastaj si pjesë e pavijonit të Shqipërisë në vitin 2005 dhe të Italisë në vitin 2013.