Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka pritur në takim investitorë gjerman, të dytët me radhë që interesohen të listohen si investitorë strategjik në Republikën e Kosovës, transmeton Koha.net.
“Investitorët nga shteti ynë mik, Gjermania, gjithmonë janë të mirëseardhur në Republikën tonë. Kosova ka nevojë për investime sidomos në fushën e energjisë” – ka thënë me këtë rast, Gashi, njofton kumtesa ministrore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas kumtesës, kompania “Unitas Energy” është kompani gjermane për energji solare e cila ka shpreh interesim të investojë rreth 30 milion euro në rajonin e Ferizajt.residenti i kompanisë “Unitas Energy” Mike Juraschek ka thënë se në këtë fushë, ky do të jetë projekti më i madh në Ballkan.
“Me 27 megavat prodhim dhe rreth 30 milion euro investim, ky do të jetë projekti më i madh në Ballkan përfshirë Greqinë dhe Turqinë” – ka thënë Juraschek.
Pjesëmarrës në këtë takim bashkë me zëvendëskryeministrin Gashi ishte dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Elmi Reçica.