Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, vizitoi sot komunën e Mitrovicës. Gjatë takimit me kryetarin e kësaj komune, Agim Bahtiri, vëmendje e veçantë iu kushtua çështjes së sigurisë. Sipas njoftimit për media, ministri Sefaj e ofroi përkrahjen e tij në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.
Bëhet e ditur se Bahtiri e informoi ministrin Sefaj lidhur me sfidat e tij me të cilat ballafaqohet si kryetar i kësaj komune. Ai tha se gjatë kohës së qeverisjes së tij, ka rënieje të madhe sa u përket incidenteve dhe krimit në komunën e Mitrovicës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi po ashtu theksoi se krahas përmirësimit të situatës së sigurisë në këtë komunë është avancuar edhe zhvillimi ekonomik, që është një hap më shumë drejt bashkimit të Mitrovicës në aspektin ekonomik.
Me këtë rast ministri Sefaj ofroi gatishmërinë e tij të plotë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mbështetje të komunës së Mitrovicës, duke vënë në pah se pa siguri të përgjithshme nuk mund të këtë zhvillim ekonomik jo vetëm për komunën e Mitrovicës, por për krejt Kosovën në përgjithësi.