Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

FMN shpreh përkushtimin për të mbështetur zhvillimin e Kosovës

Ministri i Financave Bedri Hamza në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot u takua me zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang.

Sipas njoftimit për media, ministri Bedri Hamza e falënderoi z. Tao Zhang për pritjen miqësore dhe e informoj për progresin që Kosova ka arritur në fushën e financave, duke e çmuar me këtë rast ndihmën dhe kontributin e madh në të gjitha aspektet të Fondit Monetar Ndërkombëtar përgjatë tërë këtyre viteve në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë takim gjithashtu u diskutua dhe për prioritet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe veprimet që do të merren nga ana e saj me qëllim që Kosova gjatë këtij mandati qeverisës të ketë rritje të përshpejtuar ekonomike. Në fokus të takimit ishte edhe diskutimi për përgatitjen e buxhetit për vitin 2018.

Zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar Tao Zhang e falënderoi ministrin Bedri Hamza për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të sinqertë të Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe shprehi vullnetin dhe gatishmërinë e FMN-së për të mbështetur zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës, thekson njoftimi.