Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli i përgjigjet ‘blicit” serbisht e në cirilikë: Kosova është e pavarur

Zgjidhje e drejtë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë është respektimi i ndërsjellë, ndërtimi i mundësive për bashkëpunim reciprok dhe pranim i realitetit se ekzistojnë dy vende që duhet ta ndërtojnë të ardhmen për qytetarë e vet, ka deklaruar për gazetën “blic” të Beogradit ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli, transmeton Koha.net

“Mendoj se Serbia mund të luajë rol konstruktiv dhe të bëhet faktori stabiliteti në rajon”, ka thënë Pacolli i cili në pyetjet e “Blicit” dërguar në gjuhën angleze, u është përgjigjur serbisht dhe në cirilikë, përcjell FoNet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë rajon është i nevojshëm stabiliteti dhe Serbia duhet ta luajë rolin e vet mu sikur të tjerët, ka thënë ai.

Serbët janë njerëz të mirë, porse ata që kanë bërë krime duhet të përgjigjen para gjyqit, mendon Pacolli.

Ramush Haradinaj dy herë ka qen në gjyq dhe nuk është shpallur fajtor. Rasti në Francë ka qenë absurd, ka shtuar ai.

Pacolli hapjen e dialogut të brendshëm, të ciline ka iniciuar Aleksandar Vuçiq ne mendon hap të guximshëm e të drejtë.

“Mendoj se Serbia nuk guxon të mbetet peng i të kaluarës, ajo duhet të përballet me realitetin fakteve e të ligjeve. Sot Kosova është shtet ndërkombëtarisht i njohur nga shumica e vendeve demokratike të botës”, ka thënë Pacolli.