Tiranë, 13 Tetor -Byroja e Kuvendit të Shqipërisë miratoi kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, që kërkuan përjashtimin me 10 ditë të deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Përjashtimi i Flamur Nokës është bërë vetëm me votat e Partisë Socialiste, pasi LSI votoi kundër kërkesës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNoka u përjashtua gjatë seancës së të enjtes nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi për reagimin e bërë pas fjalës së Sali Berishës në Kuvend dhe ndërhyrjes së kryeministrit Edi Rama, kur po diskutohej projektligji për minoritetet.
Pas kësaj, PD dhe LSI u bënë bashkë duke i dorëzuar Ruçit një kërkesë për përjashtimin e Edi Ramës po me dhjetë ditë, kërkesë kjo e hedhur poshtë nga kreu i Kuvendit.
“Pasi pashë të zbardhur procesverbalin e seancës, nuk mund ta marr në konsideratë sepse nuk përmbush asnjë kërkesë të rregullores të neneve 64 dhe 65”, tha kryeparlamentari Ruçi.