Janë të pakta rreshtimet që Garda Ceremoniale e FSK-së ka bërë në këtë kohë, derisa statusi i saj ka stagnuar.
Ata këtë të enjte janë rreshtuar për të pritur kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë takimin kokë me kokë që kryeministri pat me ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha, ia dorëzoi edhe emrat e dy zëvendësve të tij.
Zëvendësi i parë i tij do të jetë Brahim Mehmetaj nga AAK-ja, ndërsa i dyti Agim Çeku nga PDK-ja.
Kryeministri tha se ndjehet krenar me forcën, ndërsa sekreti i besimit që qytetarët kanë në punën dhe sukseset e FSK-së është vetë besnikëria e tyre për atdheun.
Ndërkaq, deklaroi se do të punojnë bashkërisht që Forca të marrë sa më parë mandatin e saj kushtetues.
Shefi i ekzekutivit bëri të ditur se 30 nëntori i përcaktuar në planin legjislativ për të kaluar ndryshimet kushtetuese për FSK-në mund të lëvizë, ndërsa nuk specifikoi nëse do të ketë ose jo dialog me serbët e Kosovës për t’i bindur ata se ushtria është në të mirën e tyre.
Ministri Berisha, i cili në këtë cilësi u paraqit për herë të parë para gazetarëve, theksoi se kryeministri u dha shumë detyra.
Forca e Sigurisë së Kosovës u krijua më 21 janar të 2009-ës, si rezultat i Pakos së Ahtisaarit, dhe pati kufizime për statusin e saj për një periudhë 5-vjeçare.
Por që nga viti 2014, e ardhmja e saj ushtarake ka mbetur peng i votave të minoritetit serb, pasi Kushtetuta e Kosovës parasheh që 2/3 e votave të komuniteteve pakicë në vend të jenë pro ndryshimit të statusit të saj.