Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e gjashtë shoqatave të shqiptarëve të Kroacisë, Esad Çollakun, kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, Tom Kaqinarin, kryetar i Shoqatës së vullnetarëve të Kroacisë, Gjergj Kolëgjeraj, nënkryetar i Shoqatës shqiptare të mbrojtësve në Kroaci, Beshir Ziberi, kryetar i Bashkësisë shqiptare të Karllovcit, Pren Gjokaj, nënkryetar i Bashkësisë shqiptare të Istrës dhe Behar Mullajupi, kryetar i Shoqatës “Shkëndija”.
Haradinaj tha se shqiptarët në Kroaci, si një vend mik ishin dhe janë ambasadorët e Kosovës, sepse janë të njohur si luftëtarë ndër më të zotët të luftës atdhetare për pavarësinë e Kroacisë, të cilët me përvojën e arritur atje, ndihmuan edhe konsolidimin e UÇK-së, disa nga ta edhe ranë në altarin e lirisë së Kosovës. Porse, shqiptarët në Kroaci kanë zë të mirë edhe si punëtorë e afaristë të ndershëm por edhe si qytetarë të integruar në jetën institucionale dhe shoqërore të shtetit kroat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesit e shoqatave dhe organizatave të ndryshme të komunitetit shqiptar të Kroacisë pasi e kanë përgëzuar Ramush Haradinajn për zgjedhjen e tij kryeministër i Republikës së Kosovës, janë zotuar se ata do të vazhdojnë të ndërtojnë ura miqësie ndërmjet dy popujve dhe shteteve dhe se ata do të ndikojnë në thellimin e bashkëpunimit institucional dhe ekonomik, si dhe të lobojnë tek institucionet e shtetit kroat që ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.