Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka akuzuar presidentin, Hashim Thaçi, duke thëne se është një profiter ordiner i cili gjithë punën e tij në Qeveri dhe Presidencë e ka të lidhur me Serbi.
Sejdiu në Facebook ka shkruar se Thaçi nisi dialogun teknik i cili solli “Zajednicën” që bosnjizon Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Thaçi nisi dialogun teknik i cili solli Listën ‘Srpska’ që është sot partner qeverisës, partneritet ky që u nënshkrua nga Thaçi dhe Mustafa! Thaçi ka nënshkruar marrëveshje asfalti që çdo vit që nga viti 2008 i kushton buxhetit qindra milionë euro me një kontratë që asnjëherë nuk është bërë publike! Thaçi privatizoi krejt fabrikat e asetet e Kosovës dhe nuk e shndërroi Kosovën në ‘Silicon Valley’ siç premtonte por në fole të krimit, korrupsionit, e nepotizmit!Thaçi pra është një profiter ordiner i cili gjithë punën e tij në qeveri dhe presidencë e ka të lidhur me Serbi, asfalt/privatizim dhe kapje të shtetit!”, ka shkruar ai.
Sipas tij, Thaçi krejt këto nuk i ka bërë i vetëm, ortak kishte dhe ka Kadri Veselin dhe Isa Mustafën.
“Dhe prej këtyre hair nuk ka”