Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se pas takimit të ud. drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, me Ministrin e Shëndetësisë dhe me Bordin Drejtues SHSKUK dhe kërkesave urgjente për furnizim me barna për Klinikën Infektive, është arritur të bëhet furnizim urgjent nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit për media nga SHSKUK, Klinika Infektive gjate ditës se sotme është furnizuar me:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoImipenem+Cilastatine 500+500mg= 600 copë
Vancomycin 500mg = 800 copë
Amoxicilin 250mg sir = 50 copë
Co-trimoxazol 200+40mg = 50 copë
Paracetamol 120mg/5ml = 50 copë
Sistema për Infuzion = 500 copë
Gjilpëra 21G = 5000 copë
Shiringa 50 ml = 100 copë
Ndërresa për fëmijë = 100 copë
Barnatorja Qendrore është në pritje të furnizimit edhe me produktet e tjera, për të cilat janë njoftuar edhe operatorët ekonomikë nga ana e MSH-së dhe furnizimi do të vazhdojë.
Disa nga produktet e kërkuara nga Klinika nuk janë në Listën Esenciale, prandaj, duhet te shqyrtohen mundësitë për furnizimin me ato produkte.
Me respekt,