Drejtori i Human Care, Agim Qehaja, dhe menaxheri i Projekteve, Shpëtim Potera, u priten në takim nga ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili.
Ministri Uran Ismaili u informua mbi aktivitetet, ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe edukimit shëndetësor për qytetarët e vendit nga Human Care.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë takim u diskutua mundësia e bashkëpunimit ndërmjet Human Care dhe Ministrisë së Shëndetësisë në sjelljen e kuadrove të huaja për realizim të intervenimeve mjekësore, të cilat nuk realizohen në Kosovë, dhe trajnimin e mjekëve vendorë.
Ministri Uran Ismaili falënderoi drejtuesit e Human Care dhe u shpreh i kënaqur me punën e poliklinikës specialistike, e cila vepron në kuadër të organizatës Human Care.