Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj priti përfaqësuesit e Shoqatave të Qumështarëve të Kosovës, ku është njoftuar me të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen fermerët që ekskluzivisht merren me prodhimin e qumështit,njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.
Ai premtoi se kërkesat dhe shqetësimet e tyre do t’i adresoj para ministrave të resorëve përkatës, me theks në Ministrinë e Bujqësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRamadan Memaj, kryetar i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, beson se problemet në sektorin e qumështit me një vullnet dhe bashkëpunim të dyanshëm do të zgjidhen një nga një.
Besim Kuqi, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, theksoi se problemet janë të mëdha, i bindur se së bashku me Qeverinë ato do të zgjidhen dhe puna e prodhuesve do të lehtësohet.