Sqarime për shkarkimet e Bordit të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë dhe ushtrueses së detyrës së Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ka kërkuar nëpërmjet një letre presidenti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), Karl Dittrich, shkruan sot Koha Ditore.
Në letrën drejtuar ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, që mban datën 6 tetor dhe të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, thuhet se EQAR është njoftuar nga mediat për këto shkarkime dhe po nga mediat e ka marrë vesh se arsyetim për këto shkarkime kanë qenë “parregullsitë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDittrich ia ka kujtuar ministrit Bytyqi se AKA-ja është pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, që prej vitit 2015. Si e tillë, thuhet në letër se AKA-ja është subjekt i monitorimit nga EQAR.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.