Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prania e njeriut në Kosovë qe më shumë se 12 mijë vjet

Hulumtimet e fundit të kryera nga shkencëtari eminent botëror të artefakteve parahistorike, prof. Emmanuel Anati, dëshmojnë qartë praninë e njeriut në Kosovë, në më shumë se 12 mijë vjet më parë.

Për një zbulim i tillë arkeologjik ka njoftuar transmetuesi publik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë eksplorimit të artefakteve parahistorike në Kosovë, në rrethinën e Suharekës u identifikuan artefakte që dokumentojnë për herë të parë prezencën e njeriut paleolitik në Kosovë.

“Këto janë objekte shumë, shumë të rëndësishme, sepse nëse nuk e keni ditur deri më tani, se këtu ka pasur paleolit, kjo është prova se këtu është paleoliti”, ka thënë profesor Anati, teksa ka treguar një pjesë të bririt të drerit, i cili është përpunuar nga njeriu.

Bëhet fjalë për një pjesë të fosilizuar, më të vjetër se 12 mijë vjet, nga epoka e akullit, ka treguar Anati.