Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një foshnjë 15 muajshe ka vdekur nga fruthi

Një foshnjë 15-muajshe ka vdekur sot në Klinikën Infektive në QKUK.

Fëmija i komunitetit rom, që ishte shtruar në këtë klinikë para tri ditësh, ishte diagnostikuar me fruth dhe ishte konstatuar se nuk ishte i vaksinuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyra për informim e QKUK-së njofton se edhe përkundër kujdesit të vazhduar nga stafi mjekësor i Klinikës Infektive, fëmija nuk ka arritur të mbijetojë. Bëhet e ditur se në këtë klinikë janë duke u trajtuar edhe 100 raste të tjera të diagnostikuar me fruth.

Ditë më parë, Kohavisioni ka raportuar se papërgjegjshmëria e prindërve romë, ashkali dhe egjiptianë në Komunën e Fushë Kosovës e ka shtyrë stafin mjekësor të kësaj komune që të dalë në çdo shtëpi për t’i vaksinuar të vegjlit e këtyre komuniteteve.